Toni Kroos ka përmendur Marokun si një befasi të mundshme për Kupën e Botës 2026, përkrah pretendentëve të zakonshëm kryesorë nga Evropa. Gjatë një bisede me ikonën braziliane Romario, Kroos u pyet për favoritët e tij për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. “Maroku, zgjedhje surprizë. Dhe nuk do të them Brazili, edhe pse nëse fitojnë, është në rregull”, ka deklaruar Kroos. Përveç kësaj zgjedhjeje të papritur, Kroos përmendi Spanjën, Portugalinë dhe Francën si favoritët kryesorë, por theksoi se Maroku mund të sfidojë sërish pritshmëritë. Ai duket se i rendit ata madje përpara Gjermanisë, duke vlerësuar cilësinë teknike dhe përmirësimet e fundit të skuadrës. Përfaqësuesja e Afrikës së Veriut arriti gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2022 dhe ka nisur fuqishëm edhe Kupën e Kombeve të Afrikës, duke mposhtur Zambinë 3-0. Kroos gjithashtu kritikoi formatin e zgjeruar të Kupës së Botës me 48 ekipe, duke thënë: “Nuk jam tifoz i rezultateve 5-0 apo 6-0”./ Telegrafi /