Një ditë më parë, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar se po e shndërrojnë në muze shtëpinë ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, ku u torturuan dhe u vranë në mënyrë mizore 23 qytetarë të kësaj lagjeje. E lidhur me këtë sot ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti në një postim në Facebook shkruan se masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve nuk do të harrohet asnjëherë. “Masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në veriun e Mitrovicës, do të kujtohet ndër breza dhe nuk do të harrohet asnjëherë”, shkruan Kurti. /Telegrafi/