Për shkak të një aksidenti ndërpritet qarkullimi i automjeteve për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të një aksidenti trafiku në rrugën për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është ndaluar për qarkullim në të dyja anët. Nga atje njoftojnë se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuara. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/