A e mbështetë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente?Flet Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar lidhur me atë nëse e mbështetë Vjosa Osmani për një mandat të dytë si presidente. Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës, u pyet lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se së pari duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimi të Kuvendit. “Ne së pari do të presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duhet të konstituohet kuvendi dhe të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të. Pra, duhet të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të dhe pastaj të ecim tutje. Sot është dita e fundit e vitit 2025., shpejt do ta takohem me presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por, ju e keni parasysh njëherë është konstituimi i Kuvendit, pastaj formimi i qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhja e presidentes ose presidentit”, tha ai. /Telegrafi/