Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro. Rasti ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Prishtinë, më 28 dhjetor në ora 06:00. “Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kishte vjedhur mjete pune me vlerë rreth 6.000 euro”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/