Hetohet rasti i vdekjes së një personi në Restelicë

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 dhjetor 2025 rreth orës 14:00, ndërsa viktima është identifikuar si mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. / Telegrafi /