Problemet e shumta me ish-partneren, Fero: Tani kam kontakt me vajzën, është gjithçka në rregull

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani - Fero, në një intervistë për “Ora Shtatë” ka folur për suksesin, jetën dhe familjen e tij. Derisa tha se 2026-ta e pret me më shumë projekte, ai ndau pjesë të vështira nga jeta e tij. Fero u shpreh se Vitin e Ri e pret në gjumë, ndonëse është zgjedhje e tij personale. Foto: YouTube Ndërkaq, i pyetur se mos kjo dëshirë vjen edhe nga mungesa e pranisë së vajzës së tij, artisti e pranoi që kjo është ndër arsyet kryesore. “Po normal, por tani unë flas me vajzën”, u shpreh në vazhdim. "Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë". Njoftoi për fansat po ashtu se këngën e re do të lansojë në janar. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com