Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët mbi orarin e punës gjatë festave të fundvitit, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Orarin e Punës për Bizneset që Operojnë në Komunë. Sipas njoftimit, për nëpunësit e administratës ditët e pushimit zyrtar do të jenë 1 dhe 2 janar 2026. Përsa i përket bizneseve, më 1 janar 2026 nuk do të punojnë veprimtaritë, përjashtuar: Bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë, Internet kafe, videolojëra dhe aktivitete të ngjashme, Pompat e derivateve, Furrat e bukës, Barnatoret sipas kujdestarisë në zonat I, II dhe III. / Telegrafi /