Atletico Madrid ka marrë një qëndrim të prerë kundër ofertave të huazimit për Conor Gallagher, duke reaguar ndaj interesit të Manchester United. Klubi spanjoll ka bërë të qartë se do të marrë në konsideratë vetëm një transferim të përhershëm për mesfushorin anglez, me një çmim prej 30 milionë eurosh, raporton ED . Manchester United shpresonte të siguronte një huazim deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje për Gallagher, i cili ka hasur vështirësi për të gjetur hapësirë në titullarët e Diego Simeone për shkak të konkurrencës me Pablo Barrios, Koke dhe Johnny Cardoso. Atletico, që kishte shpenzuar 40 milionë euro për lojtarin 18 muaj më parë, synon të sigurojë fonde për të forcuar thellësinë e skuadrës me një zëvendësues të duhur. Nga ana e tij, Gallagher kërkon minuta të rregullta për të përgatitur rrugën drejt Kupës së Botës 2026, ku një rikthim te Manchester United mund t’i japë një shtysë të fortë mundësive të tij. Derisa këtë sezon te Atletico, mesfushori ka regjistruar 3 gola dhe 1 asistim në 972 minuta të luajtura për 25 paraqitje, duke treguar potencialin e tij edhe pse me hapësirë të kufizuar në fushë. /Telegrafi/