Edhe disa orë kanë mbetur deri sa do të hyjmë në një vit krejtësisht të ri. Megjithatë, për shkak të kufijve gjeografikë (dhe vijave kohore imagjinare), çdo vend e feston këtë moment në një kohë të ndryshme. Ndërsa Tokës i duhen plot 365 ditë dhe disa orë për t’u rrotulluar rreth Diellit, duke përmbyllur kështu një vit diellor, koha e rrotullimit të planetit rreth boshtit të vet – 24 orë – është ajo që bën gjithë ndryshimin. Rrezet e dritës së ditës së Diellit godasin fillimisht Paqësorin dhe më pas planeti në rrotullim siguron që edhe pjesët e tjera të botës ta përjetojnë gradualisht kënaqësinë e mëngjesit, transmeton Telegrafi. Vendet e para që e mirëpresin vitin e ri janë ato që ndodhen në perëndim të “Vijës Ndërkombëtare të Datës” (International Date Line – IDL). “Ishujt e Vijës”, që janë pjesë e Republikës së Kiribatit, u bënë të parët që festuan Vitin e Ri që nga viti 1995, kur ky shtet ishullor u zhvendos në lindje të IDL-së. Për dijeni, ky vend oqeanik është i vetmi shtet në botë që ka territor në të katër hemisferat. Pas Kiribatit, radhën e kanë shpejt edhe shtete të tjera ishullore në Paqësor, përfshirë Samoan, Tongën, Tokelaun dhe Zelandën e Re. Më pas vijnë Rusia, Fixhi, Ishujt Marshall, Nauru dhe Wallis & Futuna. Në vijim janë Tuvalu, Australia, Papua Guinea e Re, Guam, Mikronezia dhe Ishujt Mariana Veriore. Në Azinë Juglindore, Indonezia, Japonia dhe Koreja e Veriut janë ndër të parat që marrin ngrohtësinë diellore të vitit të ri. /Telegrafi/ Samoa → 11:00, 31 dhjetor – 12:00 mesditë në Kosovë Tonga → 11:00, 31 dhjetor – 12:00 mesditë në Kosovë Tokelau → 11:00, 31 dhjetor – 12:00 mesditë në Kosovë Zelanda e Re → 10:45, 31 dhjetor – 11:45 paradite në Kosovë Rusia (Lindje) → 10:00, 31 dhjetor – 11:00 paradite në Kosovë Fiji → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë Ishujt Marshall → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë Nauru → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë Wallis & Futuna → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë Tuvalu → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë Australia → 09:30 – 10:30 paradite në Kosovë Guinea e Re Papua → 09:00 – 10:00 paradite në Kosovë Guam → 09:00 – 10:00 paradite në Kosovë Mikronezia → 09:00 – 10:00 paradite në Kosovë Ishujt Mariane Veriore → 09:00 – 10:00 paradite në Kosovë Indonezia → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë Japoni → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë Koreja e Jugut → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë Koreja e Veriut → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë Timor-Leste → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë Palau → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë Kinë → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Filipine → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Malajzi → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Taiwan → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Hong Kong → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Singapor → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Mongoli → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Makao → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Brunei → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë Vietnam → 05:00 – 06:00 paradite në Kosovë Tajlandë → 05:00 – 06:00 paradite në Kosovë Kamboxha → 05:00 – 06:00 paradite në Kosovë Laos → 05:00 – 06:00 paradite në Kosovë Mianmar → 04:30 – 05:30 paradite në Kosovë Bangladesh → 04:00 – 05:00 paradite në Kosovë Kazakistan → 04:00 – 05:00 paradite në Kosovë Kirgistan → 04:00 – 05:00 paradite në Kosovë Bhutan → 04:00 – 05:00 paradite në Kosovë Nepal → 03:45 – 04:45 paradite në Kosovë Indi → 03:30 – 04:30 paradite në Kosovë. /Telegrafi/