Aksident tragjik në Gostivar, humb jetën një person

SPB Tetovë njofton se në një fshat të Gostivarit ka ndodhur një aksident tragjik trafiku në të cilën ka humbur jetën një person. "Më datë 30.12.2025 rreth orës 15:15 në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit,M.K. (69) nga po i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor "IMT" me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra, M.K. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, kurse inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/