Ditën e fundit të 2025-ës - banorët e nisin me plot disponim

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend kanë nisur ditën e fundit të vitit 2025 me shumë humor dhe disponim të lartë. Edhe pse larg rrethit të tyre familjar, konkurrentët po e përjetojnë këtë moment të veçantë duke e mirëpritur Vitin e Ri me 'familjen' e re të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Banorët kanë hyrë brenda shtëpisë më 17 nëntor, duke kaluar tashmë më shumë se një muaj e gjysmë të mbushur me lojë, sfida dhe momente argëtuese. Foto: YouTube Pavarësisht kohës së gjatë larg familjes dhe miqve të jashtëm, atmosfera brenda shtëpisë është mbushur me energji pozitive, lojëra dhe biseda që kanë bërë që ditët e fundit të vitit të jenë më të veçanta. Për të festuar këtë fundvit, banorët kanë planifikuar edhe një festë të madhe brenda shtëpisë, ku do të shijojnë muzikë, ushqim dhe argëtim në një atmosferë festive. Foto: YouTube Kjo është një mundësi për ta përforcuar lidhjen mes tyre dhe për të hyrë në vitin 2026 me buzëqeshje dhe energji pozitive, duke shijuar momentet e fundit të vitit në një ambient unik dhe të mbushur me emocion. Mbetet për t'u parë se çfarë saktësisht kanë përgatitur për këtë festë, cili do të jetë programi i tyre. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com