Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar një person në Shtime pasi dyshohet se kanosi dhe sulmoi fizikisht djalin e tij. Rasti ka ndodhur të martën në Shtime, në ora 15:30. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht djalin e tij”, thuhet në raportin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/