Ministrja Vesna Janevska dhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u shprehin mirënjohje nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, profesorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe të gjithë atyre që punojnë me përkushtim për arsim më të mirë dhe më cilësor, për angazhimin e tyre gjatë vitit 2025, dhe ju urojnë arritje edhe më të mira në Vitin e Ri 2026, njoftoi MASH. “Nxënësit dhe studentët tanë janë gëzimi dhe krenaria e këtij vendi. Ata e meritojnë çdo përpjekje tonën për të mësuar më shumë, për të fituar aftësi të dobishme dhe kompetenca jetësore që do t’u mundësojnë të jenë qytetarë të pavarur, kreativë dhe të përgjegjshëm. Për të gjithë ata, gjatë këtij viti që po mbaron, e kemi rritur dhe forcuar mbështetjen, duke krijuar kushte për përfshirjen në arsim të sa më shumë fëmijëve, në përputhje me mundësitë e tyre.Me mbështetjen e sektorit qytetar, kemi futur arsimin fillor formal për fëmijët që janë në trajtim më të gjatë mjekësor, ndërsa një kujdes i veçantë është kushtuar edhe nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, shkruan në urimin e Janevskës dhe MASH-it me rastin e Vitit të Ri. Thekson se janë siguruar tekste shkollore dhe programe të reja mësimore në disa klasa dhe janë përgatitur disa dokumente strategjike që “përcaktojnë zhvillimin e mëtejshëm të sferave arsimore dhe shkencore”. “Kemi bërë hap përpara në digjitalizimin e arsimit dhe shërbimeve. Për t’i përdorur teknologjitë e reja si mjet për njohuri, pa rreziqe, kemi promovuar Udhëzuesin për Inteligjencën Artificiale, me mbështetje të madhe nga komuniteti akademik.Kemi përmirësuar kushtet infrastrukturore, duke investuar në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet e vendit. Shkolla të reja, objekte të rindërtuara salla të reja sportive, dhe së shpejti edhe rikonstruimi i konvikteve shtetërore për studentë. Shkenca është bërë fushë prioritare, ku janë investuar më shumë mjete deri tani, për të mbështetur realizimin e projekteve me interes kombëtar”, bën të ditur MASH. Shton se mësimdhënësit dhe profesorët tanë morrën paga më të larta, iu hapëm mundësi të reja për zhvillim karriere, avancuam trajnimet, të gjitha me qëllim që magjinë e njohurive ta sjellin më me sukses në klasa dhe auditorë dhe ta ndajnë atë me të rinjtë. “Vazhdojmë edhe në vitin 2026. Me dëshira për shëndet, suksese dhe mirëqenie, urojmë që Viti i Ri 2026 të jetë vit i njohurive, shpresës dhe bashkimit”, dhuhet në urimin e MASH-it.