Zyrtare: Kushtrim Shabani i bashkohet Ferizajt

Ferizaj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kushtrim Shabani, duke forcuar repartin e mesfushës së skuadrës bardhekaltër. Shabani, i cili më parë ka qenë pjesë e Gjilanit, ka luajtur së fundmi për Llapin, ku ka treguar eksperiencë dhe stabilitet në lojën e tij. Me këtë transferim, Ferizaj synon të shtojë cilësi dhe siguri në mesfushë për sezonin aktual. Njoftimi i plotë i Ferizajt: FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kushtrim Shabani. Kushtrimi ka qenë më herët pjesë e SC Gjilanit, ndërsa së fundmi ka luajtur për KF Llapi. Ai sjell me vete eksperiencë, stabilitet dhe cilësi në repartin e mesfushës. I urojmë mirëseardhje Shabanit në Ferizaj dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltë./ Telegrafi /