Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur sot, më 31.12.2025, një mbledhje në formë elektronike në të cilën ka marrë tri vendime. Qeveria bëri të ditur se ka miratuar Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e këshillit kombëtar të arteve. Po ashtu kabineti qeveritar ka miratuar Rregulloren për programin, përmbajtjen, mënyrën dhe procedurat e organizimit, trajnimit profesional për zyrtarë arkivorë. Dhe në këtë mbledhje të Qeverisë në detyrë është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.