Trajneri gjerman i futbollit, Alexander Nouri (46), do të largohet nga futbolli dhe nga janari i vitit 2026 do të nisë një kapitull të ri profesional jashtë sportit. Sipas mediave gjermane, Nouri do të fillojë punë në rrjetin e restoranteve McDonald’s, ku do të marrë rolin e menaxherit në dy njësi, duke mbyllur kështu përfundimisht karrierën e tij në futboll. Nga lojtari te trajneri Alexander Nouri ishte fillimisht futbollist, duke luajtur si mesfushor sulmues për ekipin e dytë të Werder Bremenit, si dhe për klubet Seattle, Uerdingen, Osnabrück, Kiel dhe Oldenburg. Karrierën e trajnerit e nisi në vitin 2013, kur mori drejtimin e Oldenburgut. Gjatë viteve në vijim, ai ka drejtuar si trajner ekipet e para dhe të dyta të Werder Bremenit, si dhe Ingolstadtin, Herthan dhe Kavalan në greqi. Po ashtu, Nouri ka punuar si ndihmës trajner te Hertha dhe në stafin teknik të Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vitet e fundit pa angazhim Nouri ka qenë pa punë që nga viti 2022. Ai e drejtoi Werder Bremenin si trajner i parë nga shtatori 2016 deri në tetor 2017, periudhë në të cilën regjistroi 15 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje. Te Hertha, ai udhëhoqi ekipin në katër ndeshje si trajner i përkohshëm, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje. Angazhimi i tij i fundit ishte në Greqi, te Kavala, ku nga dhjetori 2021 deri në mars 2022 arriti tre fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje. Kjo mbetet edhe eksperienca e tij e fundit si trajner futbolli. /Telegrafi/