Oprah Winfrey zbuloi se për humbje peshe ia uli po ashtu dëshirën për alkool

Oprah Winfrey ka zbuluar se medikamenti për humbje peshe GLP-1, të cilin nisi ta përdorte në 2023, papritmas i ka ulur dëshirën për të pirë alkool. Në një intervistë të re për People, themeluesja e OWN foli hapur për mënyrën se si ky medikament, që ajo e përdor për rreth dy e gjysmë vite, ka transformuar marrëdhënien e saj me ushqimin dhe ushtrimet fizike, përveçse i ka zhdukur shijen për alkool. “Fakti që nuk kam më dëshirë për të është me të vërtetë i mahnitshëm,” tha Winfrey. Legjenda e talk-show-ve, e cila do të mbushë 72 vjeç muajin e ardhshëm, pranoi se dikur ishte në gjendje të “pinte më shumë se të gjithë në tavolinë” dhe se “ishte shumë fanse e tekila-s”. “Një natë kam pirë 17 shota”, tha ajo. “Nuk kam pirë asnjë gotë prej vitesh. Fakti që nuk kam më dëshirë për të, është me të vërtetë i mahnitshëm”. Ajo gjithashtu u shpreh hapur për përpjekjet e saj me peshën dhe se më parë mendonte se sfidat e saj lidhen me disiplinën dhe forcën e vullnetit. “Mendoja se ishte çështje disipline dhe vullneti. Por ndalova së fajësuari vetveten,” i tha ajo People, duke shpjeguar se në fund kuptoi se po përballej me obezitet dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Në peshën e saj më të madhe, Winfrey peshoi rreth 107.5 kg. Ajo zbuloi se ishte pre-diabetike dhe kishte kolesterol të lartë, pavarësisht përpjekjeve për të pranuar trupin e saj më të madh. “Nuk isha e shëndetshme në rreth 95.5 kg”, tha ajo, duke theksuar se treguesit e shëndetit e bënin të qartë se diçka duhej të ndryshonte. Që nga fillimi i përdorimit të medikamentit, Winfrey thotë se nuk ka më obsesion me ushqimin dhe ka filluar të përqafojë ushtrimet për herë të parë në jetën e saj. Ajo tani ushtron rreth dy orë në ditë, gjashtë ditë në javë, duke bërë shëtitje, kardio ose stërvitje për forcë. Ndërsa afrohet dita e saj e 72-të e lindjes, ajo tha se ka kaluar nga të shikonte ushtrimet si një ndëshkim, te të bëjë me kënaqësi “side-planking dhe deadlifting.” “Nuk po ndëshkoj më veten vazhdimisht,” shpjegoi ajo. “Pak a shumë nuk e njoh gruan që jam bërë. Por ajo është një grua e lumtur.” Winfrey tha se ndaloi shkurtimisht injeksionet në fillim të vitit 2024, duke vazhduar të ushqejë shëndetshëm dhe të stërvitet – por pësoi shtim peshe.