Raportohet për disa të vdekur dhe të tjerë të lënduar, nga një shpërthim në një qendër skijimi në Zvicër

Disa persona kanë gjetur vdekjen dhe të tjerë janë lënduar kur një shpërthim ndodhi në një bar në qytetin luksoz të skive alpine Crans Montana, tha policia zvicerane herët të enjten. "Ka pasur një shpërthim me origjinë të panjohur", tha Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Wallis në Zvicrën jugperëndimore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. "Ka disa të plagosur dhe disa të vdekur", ka shtuar ai. #BREAKING | NEWS ⚠️ Multiple people have been killed and others injured after a large explosion and fire ripped through a bar at the luxury alpine ski resort of Crans-Montana. Swiss Police Department says they are looking into the blast and how it happened. Possible… pic.twitter.com/u373VRdvyv — Todd Paron (@tparon) January 1, 2026 Ai theksoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit në një bar të quajtur Le Constellation, i cili është i njohur për turistët, ndërsa disa festonin vitin e ri. Bomb Blast in Switzerland’s Crans-Montana Kills Several During New Year Celebrations - A bomb exploded in the famous luxury ski resort town of Crans-Montana, Switzerland, during New Year celebrations. - Several people were killed, and many others were injured in the blast.… pic.twitter.com/UjQMn7jr9d — Kedar (@Kedar_speaks88) January 1, 2026 Imazhet e publikuara tregojnë një ndërtesë në flakë dhe shërbimet e emergjencës aty pranë. "Ndërhyrja është ende duke vazhduar", ka thënë më tej ai. /Telegrafi/