Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 31 dhjetor 2025 në fshatin Korroticë e Epërme, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e Ibër Lepencit. Sipas ankuesit, meshkuj kosovar, të dyshuarit kanë thyer derën e objektit dhe kanë dëmtuar trafon që vë në funksion pompat e ujit. Përveç dëmtimit të pajisjes, ata kanë vjedhur edhe kabllot elektrike si dhe vajin e trafos, duke shkaktuar dëme materiale që vlerësohen rreth 15.000 euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. Ende nuk ka të dyshuar apo persona të arrestuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/