LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. "Komunikacioni në rrugën drejt vendkalimit kufitar Qafë Thanë vazhdon të jetë i ndërprerë", thonë nga LAMM./Telegrafi/