Policia zvicerane ka thënë se të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi në një bar në një resort skish. Policia ka konfirmuar gjithashtu se incidenti nuk po trajtohet si i lidhur me terrorizmin, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi. Kjo vjen pasi një zëdhënës i policisë tha "po shohim shumë të plagosur dhe shumë të vdekur". #BREAKING | NEWS ⚠️ Multiple people have been killed and others injured after a large explosion and fire ripped through a bar at the luxury alpine ski resort of Crans-Montana. Swiss Police Department says they are looking into the blast and how it happened. Possible… pic.twitter.com/u373VRdvyv — Todd Paron (@tparon) January 1, 2026 Si kujtesë, shpërthimi dhe zjarri pasues ndodhën gjatë festimeve të Vitit të Ri në Le Constellation Bar and Lounge në resortin alpin të skive Crans-Montana, Zvicër. Shpërthimi thuhet se ndodhi në orën 1:30 të mëngjesit sipas orës lokale. Ndërkohë ka raportime që sugjerojnë se më shumë se 100 persona ndodheshin në Le Constellation Bar and Lounge në resortin alpin të skive Crans-Montana në kohën e zjarrit. Bomb Blast in Switzerland’s Crans-Montana Kills Several During New Year Celebrations - A bomb exploded in the famous luxury ski resort town of Crans-Montana, Switzerland, during New Year celebrations. - Several people were killed, and many others were injured in the blast.… pic.twitter.com/UjQMn7jr9d — Kedar (@Kedar_speaks88) January 1, 2026 Bari thuhet se kishte një kapacitet për të mbajtur më shumë se 300 persona, me një shifër më të saktë se sa persona ishin brenda që ende nuk është konfirmuar. Crans-Montana ndodhet në jugperëndim të Zvicrës dhe është një destinacion popullor për pushime. Më parë, policia e përshkroi atë si një "resort skish me famë ndërkombëtare me shumë turistë". / Telegrafi /