​Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 31 dhjetor 2025 në qytetin e Gjilanit, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Një dëshmitar ka deklaruar se viktima jetonte i vetëm. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./Telegrafi/