Në vitin 2025, nga taksat rrugore në Maqedoni janë mbledhur mbi 67 milionë euro

Nga pagesa e taksave rrugore, që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më 23 dhjetor, është realizuar një qarkullim prej 4.158.914.362 denarësh ( 67.624.624 euro). “Sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë, ndërsa muaji dhjetor ende nuk ka përfunduar. Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, informoi Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH). Ai thekson se të ardhurat nga pagesa e taksave kanë shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Pasqyra e qarkullimit total të realizuar nga pagesa, shitja e pajisjeve elektronike, rimbushja e pajisjeve elektronike, pagesa e biletave për patarinë e papaguar, si dhe mjetet e arkëtuara përmes platformës Open Balkan (që nga vera e vitit 2023), tregon se në vitin 2020 janë arkëtuar 34.029.562 euro, në vitin 2021 46.401.122 euro, në vitin 2022 53.242.070 euro, në vitin 2023 62.077.966 euro, ndërsa në vitin 2024 66.463.963 euro. Nga NPRSH bëjnë të ditur se, pas thirrjes për krijimin e një rrjeti më të gjerë të disponueshmërisë për blerjen dhe rimbushjen e pajisjes M-TAG, është lidhur kontratë për shitje, shpërndarje dhe pagesë të pikë pagesës me pajisje për pagesë elektronike (tag) me personat juridikë A1 Maqedonia dhe Telekomi i Maqedonisë. “Aktualisht po realizohet integrimi i softuerëve aplikativë ndërmjet NPRSH-së dhe personave juridikë për vënien në funksion të shërbimeve të kërkuara me M-TAG“, informojnë nga NPRSH. Kuvendi në qershor miratoi ndryshime në Ligjin për rrugët publike, me të cilat u krijua baza ligjore për shpalljen e një thirrjeje për zgjedhjen e operatorit për vendosjen e një rrjeti shitjeje me pakicë në të gjithë vendin për rimbushjen e pajisjeve elektronike – M-karta dhe M-tag. Kjo aktualisht bëhet vetëm në ambientet e NPRSH-së. Përvojat në shtetet e tjera tregojnë se me këtë mënyrë shitjeje, pajisjet elektronike për pagesën e rrugëve janë bërë më të qasshme për përdoruesit dhe se numri i tyre është rritur. Priten përfitime në përshpejtimin e qarkullimit të trafikut në stacionet e pagesës, rritjen e efikasitetit të tyre, përmirësimin e sigurisë në trafik, uljen e keqpërdorimeve dhe rritjen e kënaqësisë së përdoruesve.