Festimet s’shkuan siç duhet për disa! Hodhën fishekzjarrë, 20 persona të lënduar. Një 13-vjeçare u godit nga plumbi qorr. Çfarë ndodhi gjatë natës së ndërrimit të viteve në vend

Duket se festimet për disa persona në vend nuk kanë shkuar siç duhet. Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën. Sakaq, një tjetër ngjarje, fatmirësisht pa pasoja të rënda, u regjistrua në Vaqarr. […]