Një zjarr i madh shpërtheu në vendpushimin e njohur të skive në Crans-Montana në Zvicër, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Zyrtarët presin që mes të vdekurve dhe të plagosurve mund të jenë edhe turistë të huaj. Ndonëse ishte raportuar për dhjetë të vdekur, numri i saktë i viktimave dhe identiteti i tyre nuk janë bërë publik, pasi autoritetet thonë se është shumë herët për detaje të sakta. Megjithatë, ka raportime se bëhet fjalë për dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të lënduar. ❗️ ALERTE INFO • Plusieurs morts après une explosion dans un bar à Crans-Montana, en Suisse. Des personnes ont également été gravement blessées. (médias locaux) pic.twitter.com/PbUtjXZ77e — FOCUS (@FocusFR_) January 1, 2026 Ndërkohë, presidenti i Këshillit të Shtetit, Mathias Reynard, raportoi se rreth 100 persona u lënduan, shumica rëndë, dhe u dërguan në spitale brenda dhe jashtë kantonit Valais. Crans-Montana: officials report an overnight fire at Bar Le Constellation. “Several dozen” feared dead, ~100 injured; hospitals saturated and transfers underway. No indication of terror so far; area sealed for victim ID work. #CransMontana #Valais #Switzerland #Fire #Emergency pic.twitter.com/iqM1uTJZgM — Jérôme Desmeules (@desmeulesj) January 1, 2026 Shërbimet e urgjencës janë të angazhuara maksimalisht, me 10 helikopterë dhe 150 persona të shpërndarë në terren. #Switzerland | Several people were killed and others injured after an explosion rocked a bar in the luxurious alpine ski resort of Crans-Montana, Swiss police said. A spokesperson for the cantonal police said that the explosion was of unknown origin but confirmed multiple… pic.twitter.com/vzDcSNaasS — Deccan Chronicle (@DeccanChronicle) January 1, 2026 Prokuroria e Përgjithshme e Valais ka nisur një hetim për shkakun e zjarrit, me ndihmën e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Cyrihut, dhe po përqendrohet edhe në identifikimin e viktimave. Autoritetet bëjnë thirrje që publiku të tregojë vetëpërmbajtje për të shmangur mbingarkesën e spitaleve dhe për respekt të familjeve të viktimave. / Telegrafi /