Gazetari zviceran jep detaje nga vendi ku ndodhi 'një nga tragjeditë më të këqija' në historinë e vendit

Një gazetar nga mediumi zviceran Blick ka folur nga Crans-Montana ku është raportuar për një shpërthim nga i cili kanë mbetur disa të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar. Martin Meul ka thënë se autoritetet zvicerane nuk e dinë saktësisht se sa njerëz janë të vdekur dhe të plagosur sepse nuk kishte një listë të ftuarish për ngjarjen në bar, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi. "Duket të jetë një punë mjaft e vështirë”, ka thënë ai. "Numri i të vdekurve dhe të plagosurve nuk është i qartë, ne dimë vetëm se është një nga tragjeditë më të këqija në historinë e re të këtij vendi", citohet të ketë thënë gazetari. Several dozen people are presumed dead and around 100 injured after a fire at a bar in a Swiss ski resort. Footage shows the fire at Le Constellation Bar and Lounge in the Alpine ski resort of Crans-Montana. Latest https://t.co/nTVM2TaBDi pic.twitter.com/aM6H8ERGJB — Sky News (@SkyNews) January 1, 2026 Ai shpjegoi se specialistët mjeko-ligjorë kanë hyrë në vendngjarje për të filluar punën e tyre. "Hetimet janë ende në vazhdim, kështu që është mbyllur, vetëm autoritetet janë në gjendje të afrohen më shumë me vendin e zjarrit", ka shtuar ai. "Jam rreth 200 metra larg dhe gjithçka është mbyllur nga autoritetet, nuk është e mundur të shohësh më shumë për momentin". Ndërkohë, policia zvicerane ka publikuar imazhe të bëra pas zjarrit, që tregojnë tarracën e barit Le Constellation ku shihen karrige dhe tavolina të shpërndara. Besohet se zjarri filloi në bodrumin e barit, me raportime që sugjerojnë se deri në 100 persona ishin aty kur filloi zjarri. Bari ndodhet në Crans-Montana në rajonin zviceran të Valais, i cili është i njohur për turistë. ⚡️From the Explosion at a Swiss ski resort that left at least 40 dead pic.twitter.com/XesvlYHSDF — War Monitor (@WarMonitors) January 1, 2026 Ai është afërsisht dy orë larg kryeqytetit zviceran, Bernës. Kujtojmë se shpërthimi dhe zjarri pasues ndodhën rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas orës lokale, ndërsa mysafirët po festonin fillimin e vitit 2026. Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur për momentin edhe pse disa raportime sugjerojnë se mund të jetë shkaktuar nga mjetet piroteknike gjatë një koncerti. Autoritetet zvicerane konfirmuan se incidenti po trajtohet si zjarr dhe jo si ndonjë sulm. / Telegrafi /