Në natën e ndërrimit të moteve në Klinikën Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar trajtim 55 qytetarë për shkak të lëndimeve që kanë marr nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Dy prej këtyre pacientëve u lënduan nga plumbat qorr. Nga kjo Klinik për KosovaPress thonë se gjendja e mbrëmshme në Emergjencë ka qenë alarmante dhe se të gjitha lëndimet kanë qenë serioze, madje dy pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike. Specialisti i Mjekësisë Emergjente në Klinikën e Emergjencës në QKUK, Ejup Govori deklaroi se tashmë shumica e pacientëve janë liruar pas trajtimit mjekësor, por tregoi se dy pacientë për shkak të lëndimeve që kanë marr në regjionin e barkut është dashur të operohen. Govori tha se pacientët që u operuan i takojnë moshën rreth 40 vjeç. “Një pjesë e madhe janë liruar pas trajtimit nga kirurgët plastik dhe ortopedët, disa janë pranuar nëpër reparte kryesisht në ortopedi dhe dy prej tyre janë hyrë në sallë të operimit për shkak të lëndimeve në pjesën e abdomenit (barkut)…..Kanë qenë më moshë të shtyrë faktikisht moshë mesatare 40 vjeç...këto dy rastet që kanë hyrë në operacion se kanë pas lëndime serioze në bark që ka prekur zorrët”, tha ai. 31 dhjetorin dhe fillimin e 1 janarit 2025 teksa e konsideron si situatë sfiduese p[r Klinik[n Emergjente, Govori tha se si pasojë e lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike lëndimet kanë qenë serioze. Specialisti i emergjencës në QKUK deklaroi se krahasuar me vitin e kaluar në festën e ndërrimit të moteve mbrëmë është rritur shumë numri i pacientëve që kërkuan trajtim. “Moshat kanë qenë të ndryshme prej fëmijëve, prej 10,12, 14 vjeçar moshën më të rritur20-25 e deri në moshë me thanë mestarë 40-të... Pjesa dërrmuese jo e konsiderueshme, pjesa dërrmuese kanë qenë me fatalitet domethënë me lëndime serioze të gjymtyrëve kryesisht të shuplakave të duarve me amputime të gishtërinjve , me lëndime serioze të këtyre regjioneve.. Gjatë kësaj nate ka qenë numër jashtëzakonisht i madh për ndryshim nga viti e kaluara... Numri ka qenë jashtëzakonisht i madh më kujtohet nga 2005-2004 atëherë ka pas shumë raste andaj ka qenë edhe ky vit. Herën e kaluar diku kanë qenë 8-10 raste më së shumit 15 raste ama këtë vit ka qenë gjendje alarmante”, deklaroi Govori. Specialisti i Mjekësisë Emergjente, Ejup Govori bëri thirrje që të ndalohet përdorimi dhe importimi i mjeteve piroteknike. “Jashtëzakonisht një gjendje për keqardhje, se si është e mundur ky popull festën me kthye ne tragjedi... Çdo herë po përsëritet e njëjta gjë herë me raste më pak, e herë me raste më shumë që të apeloni që këto mjete piroteknike të ndalohen” ,deklaroi specialisti i mjekësisë emergjente. Mbrëmë deri rreth orës 02:00 pas mesnatës si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike u raportuar të lënduar 35 persona./KP/