Beyonce ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderes, duke u bërë një nga figurat më të fuqishme të muzikës moderne dhe duke u bashkuar me një grup shumë të vogël artistësh që kanë kaluar pragun e 10-shifrave. Sipas Forbes, 44-vjeçarja është artistja e pestë që arrin këtë status, së bashku me bashkëshortin Jay-Z, Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna. Kjo arritje vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme ri-ndezjeje artistike për Beyoncen, e cila vazhdon të zhvillohet më shumë se dy dekada pas fillimit të karrierës së saj. Beyonce Turneu i saj botëror "Renaissance" në 2023 ishte një sukses i madh, duke sjellë të ardhura prej afërsisht 600 milionë dollarësh, ndërsa viti 2024 solli një ndryshim të papritur kreativ me albumin e saj të parë country, "Cowboy Carter", që i hapi dyert e reja komerciale, përfshirë performancën në NFL dhe turneun më fitimprurës të vitit 2025. Një pjesë e madhe e pasurisë së Beyonces lidhet me vendimet e saj të mençura biznesore. Jay Z dhe Beyonce Në vitin 2010, ajo themeloi "Parkwood Entertainment", duke mbajtur nën kontroll çdo aspekt të karrierës së saj. Turneu "Coëboy Carter" u bazua në pasionin e Beyonces për muzikën 'country' dhe kulturën amerikane. Çdo detaj i shfaqjes, nga koreografia deri te dizajni i skenës dhe teknologjia e dritave, u kujdes për t’u siguruar që çdo fans të përjetonte një eksperiencë unike. - YouTube www.youtube.com Turneu përfshiu performanca surprizë nga Jay-Z, 'Destiny’s Child', Miley Cyrus dhe fëmijët e saj, duke kapur emocionet e publikut. Pesë shfaqjet në 'SoFi Stadium' arritën të gjeneronin 55.7 milionë dollarë, duke shënuar rekordin për një performancë të vetme nga një artiste femër dhe duke tejkaluar turnetë e Shakiras dhe "Coldplay". Beyonce Beyonce ka deklaruar se karriera e saj është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm dhe investimit personal, duke kujtuar fillimet e saj modeste e sakrificat e hershme për të bindur industrinë që një artist 'R&B' mund të shesë stadiume. Artistja shprehet se ndikimi i albumit dhe turneut "Cowboy Carter" në muzikën 'country' sapo ka filluar, duke u shpresuar që brezat e rinj që e ndoqën shfaqjen do të ndihen të fuqizuar për të ndjekur pasionet e tyre muzikore. Beyonce Për Beyoncen, ruajtja e ekuilibrit mes jetës familjare dhe karrierës mbetet prioritet, dhe asnjë shumë parash nuk ia zëvendëson paqen dhe mirëqenien personale. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com