Trajneri që po befason në garat ndërkombëtare është favorit kryesor të marr drejtimin e Chelseat

Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelseat. Bordi i klubit londinez është ndarë nga trajneri italian, më pak se dy vjet pasi ai kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Vendimi ka ardhur pas një serie prej tri ndeshjesh pa fitore, si dhe për shkak të një marrëdhënieje të tensionuar mes Marescës dhe menaxhmentit të klubit, raportojnë mediat britanike. Sipas burimeve angleze dhe ndërkombëtare, favoriti kryes or për ta pasuar Marescën është Liam Rosenior, trajneri 41-vjeçar anglez që aktualisht drejton Strasburgun. Dy klubet kanë të njëjtët pronarë, çka e bën një lëvizje të mundshme më të lehtë për t’u realizuar. I pari në Ligën e Konferencës Rosenior mori drejtimin e Strasburgut në fillim të sezonit të kaluar dhe e udhëhoqi ekipin drejt vendit të shtatë në Ligue 1 – pozitë që klubi e mban edhe pas 16 xhirove të sezonit aktual. Në Ligën e Konferencës, Strasburgu shkëlqeu duke e përfunduar fazën e ligës në vendin e parë, me 16 pikë nga maksimumi i mundshëm prej 18. Karrierën si trajner, Rosenior e nisi në vitin 2022 si trajner i përkohshëm i Derby County, ku drejtoi ekipin për 12 ndeshje. Më pas, nga nëntori 2022 deri në maj 2024, ai ishte në krye të Hull City. Si futbollist, Rosenior ka mbi 15 vjet përvojë në Ligën Premier dhe Championship, duke luajtur për Fulham, Reading, Ipswich, Hull City dhe Brighton. /Telegrafi/