Gold AG shpreh ngushëllime për vdekjen e Dacit

Në ditën e sotme (e enjte) ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha. “Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë. Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës”, shkroi Basha mes tjerash në Facebook. Në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga këngëtari i njohur shqiptar, Arian Agushi - Gold AG. “Zoti të mëshiroftë vendas Nexhat Daci”, ka shkruar ai. Akademik Daci lindi më 26 korrik 1944 në Tërnoc të komunës së Bujanocit, ku mbaroi edhe shkollimin fillor, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Leskoc. Përveç karrierës universitare, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në periudhën 2001-2011, si dhe ka ushtruar funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në periudhat 2000-2004 dhe 2004-2006. Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte në dy mandate: 1999-2004 dhe 2018-2019. /Telegrafi/