Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Mickoski paralajmëroi takime me deputetët dhe grupet parlamentare për shumicën e Badenterit

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëronnë periudhën e ardhshme takime me deputetët dhe grupet parlamentare me qëllim që të zgjidhet çështja me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për të cilën kërkohet shumica e Badenterit. “Do të bisedojmë me disa deputetë dhe grupe parlamentare për të kapërcyer këtë problem. Vlerësojmë se duhet të kapërcehet sepse është pjesë e Raportit që po përgatit Komisioni Evropian për përparimin e Maqedonisë si shtet. Dhe nëse të gjithë duam të ecim përpara, nëse të gjithë kemi dëshirë ta shohim vendin si pjesë të barabartë brenda Bashkimit Evropian, atëherë nuk shoh asnjë arsye pse një zgjidhje e tillë të mos mbështetet dhe e gjithë kjo të mos përfundojë”, deklaroi sot Mickoski gjatë një vizite në Kavadar. Pas daljes në pension të Avokatit të Popullit të deritanishëm Naser Ziberi, Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet propozoi Faton Selamin si Avokat të Popullit, por ai nuk mundi të votohet sepse nuk kishte mjaftueshëm deputetë për të votuar sipas Badinterit, pra mungonin votat nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI.