Policia dhe zyrtarë të tjerë kanë mbajtur një konferencë për shtyp pasi ra një zjarr i madh në një bar zviceran gjatë natës së Vitit të Ri. Presidenti i Këshillit Federal të Zvicrës, Guy Parmelin, e quan zjarrin “një nga tragjeditë më të rënda që vendi ynë ka përjetuar ndonjëherë”, raporton skynews . Ndërkohë, komandanti i policisë së kantonit Valais, Frederic Gisler, deklaroi se “aktualisht kemi rreth 40 persona që kanë humbur jetën dhe rreth 115 të tjerë të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje shumë serioze. Duke qenë një vendpushim ndërkombëtar, mendojmë se ka viktima ndërkombëtare”. Video tregon fillimin e zjarrit në barin e mbushur me njerëz në resortin e skijimit në Zvicër Ai shpjegon se identifikimi i të vdekurve “mund të marrë disa ditë”. Gjithashtu është bërë e ditur se mbi 100 persona po marrin trajtim mjekësor në spitale. Ndryshe, flamujt zviceran do të qëndrojnë në gjysmështizë për pesë ditë në nderim të viktimave. /Telegrafi/