Humbën komunat, fituan Kuvendin: Ish-kandidatët që u rikthyen fuqishëm në garë

Me mbi 83 për qind të votave të numëruara për kandidatët për deputetë, tashmë është bërë e qartë pjesa dërrmuese e emrave që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse nuk arritën të bëhen kryetarë komunash në zgjedhjet lokale, një numër i konsiderueshëm ish-kandidatësh për këtë pozitë kanë arritur të fitojnë mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave nga procesi i numërimit, së paku 10 ish-kandidatë për kryetarë komunash nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) tashmë e kanë siguruar mandatin e deputetit, raporton Telegrafi. Nga radhët e LVV-së , mandat deputeti kanë fituar: Hajrulla Çeku (Prishtinë) – mbi 85 mijë vota Rufki Suma (Hani i Elezit) – mbi 29 mijë vota Ardian Gola (Gjakovë) – mbi 26 mijë vota Artan Abrashi (Prizren) – mbi 18 mijë vota Taulant Kelmendi (Pejë) – mbi 18 mijë vota Enver Haliti (Ferizaj) – mbi 17 mijë vota Jeton Raka (Kaçanik) – rreth 17 mijë vota Arsim Ademi (Viti) – mbi 16 mijë vota Sylejman Meholli (Vushtrri) – rreth 16 mijë vota Valon Hoti (Malishevë) – rreth 15 mijë vota Afër sigurimit të mandatit është edhe ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Rahovecit, Ali Dula , i cili deri më tani ka grumbulluar rreth 13 mijë vota . Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) , mandat deputeti kanë siguruar dy ish-kandidatët për kryetarë komunash: Arian Tahiri (Prishtinë) – mbi 60 mijë vota Uran Ismaili (Mitrovicë) – mbi 44 mijë vota Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , mandat deputeti ka siguruar ish-kandidati për kryetar të Prishtinës: Bekë Berisha – mbi 14 mijë vota Procesi i numërimit është duke vazhduar, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./ Telegrafi /