Rihapet Qafë- Thana, pas dy ditësh bllokimi nga autoboti me gaz

Pika kufitare e Qafë Thanës është rihapur pas dy ditësh bllokimi, pas aksidentit me një autobot që transportonte gaz.Rruga është pastruar dhe trafiku ka rifilluar normalisht.Gjatë periudhës kur pika ishte e mbyllur, mjetet u drejtuan përmes doganave të Tushemishtit dhe Goricës.