Më datë 01.01.2026, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj ka pranuar informatë se një person kishte publikuar në rrjete sociale një video-incizim duke shtënë me armë zjarri. Pas një pune intensive hetimore në terren, policia ka identifikuar të dyshuarin T. I. (31 vjeç). I njëjti më pas ka dorëzuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se kishte shtënë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.