IMDb ka publikuar listën vjetore të aktorëve më të popullarizuar, e bazuar në interesin e mbi 250 milionë vizitorëve mujorë. Lista përmbledh një miks të aktorëve të rinj dhe atyre të vjetër, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e publikut përmes projekteve të tyre filmike dhe televizive. Ky vit ka qenë i pasur me role të larmishme, nga super-heronjtë dhe dramë psikologjike, tek serialet televizive me audiencë globale. Shumë prej aktorëve në listë janë përfshirë edhe në projekte ndërkombëtare dhe kanë mbajtur interesin e fansave për muaj të tërë. Lista pasqyron gjithashtu kombinimin mes sukseseve komerciale dhe popullaritetit në rrjetet sociale, duke treguar se cilët emra janë më të ndjekur dhe më të kërkuar nga publiku global. 10. Vanessa Kirby Vanessa Kirby Vanessa Kirby këtë vit ka kombinuar suksesin në ekran me përvojën e saj personale si nënë. Në "The Fantastic Four: First Steps", roli i saj si Sue Storm e solli në situata emocionale komplekse, ndërsa publiku ndoqi edhe jetën e saj personale gjatë shtatzënisë. Ky kombinim i jetës reale dhe rolit në ekran e mbajti të lartë në 'STARmeter' gjatë gjithë verës dhe vjeshtës. 9. David Corenswet David Corenswet David Corenswet solli fytyrën e re të Superman-it në universin e DC, duke tërhequr vëmendjen globale që nga publikimi i trailer-it. Ai u konfirmua si një ikonë ndërkombëtare e super-heroizmit, duke ruajtur vendin e tij në top 10 falë interpretimit dhe mbështetjes së fansave jashtë ShBA-së. 8. Walton Goggins Walton Goggins Walton Goggins është shndërruar nga aktor televiziv në një yll të njohur ndërkombëtarisht. U bë i njohur për rolet në "Fallout" dhe "The Righteous Gemstones", ndërsa performanca e tij në sezonin e tretë të "The White Lotus" e bëri të pëlqyer edhe nga një publik më i gjerë. 7. Sydney Chandler Sydney Chandler Sydney Chandler bëri një hap të madh me rolin e saj si Wendy në serinë "Alien: Earth". Roli i saj si robot me vetëdije njerëzore e vuri në qendër të vëmendjes, duke e konfirmuar si një talent të pavarur dhe duke siguruar projekte të ardhshme si 'Coercion' dhe 'Anima'. 6. Britt Lower Britt Lower Pas një pauze prej tre vjetësh nga seria Severance, Britt Lower riktheu publikun në ekran me rolin e saj Helly R. Interpretimi i saj kompleks mbajti aktoren për pesë javë në top 10 dhe një javë në vendin e parë, duke e bërë një nga figurat më të ndjekura të vitit. 5. Sydney Sweeney Sydney Sweeney Sydney Sweeney vazhdon të mbajë interesin e publikut pavarësisht disa projekteve që nuk patën sukses të madh në 'box office'. Angazhimi i saj në SNL dhe projekti i ardhshëm "The Housemaid" kanë rindezur bazën e fansave, ndërsa sezoni i tretë i "Euphoria" pritet në 2026. 4. Tom Cruise Tom Cruise Tom Cruise mbetet një nga figurat më të ndjekura të kinemasë, pavarësisht se "Mission: Impossible - The Final Reckoning" nuk ishte hiti më i madh. Romanca e tij me Ana de Armas dhe projektet e ardhshme, përfshirë komedinë "Digger", mbajnë interesin e publikut të lartë. 3. Matthew Goode Matthew Goode Matthew Goode u rikthye fuqishëm me hitin procedural të Netflix "Dept. Q", duke arritur vendet e para në 'STARmeter'. Ky sukses e ka vënë përsëri në fokusin e studimeve dhe platformave të 'streaming'-ut, duke e rikthyer si një nga aktorët më të kërkuar. 2. Aimee Lou Wood Aimee Lou Wood Aimee Lou Wood u bë shumë e njohur me sezonin e tretë të The White Lotus, ku interpretoi Chelsea-n. Performanca e saj e veçantë dhe kontrasti me personazhet e tjera e mbajti aktoren dy javë në krye dhe 12 javë në top 100, duke rritur interesin për karrierën e saj. 1. Isabela Merced Isabela Merced Në krye të listës është Isabela Merced, e njohur për rolet në "The Last of Us" dhe universin DC. Si Dina dhe Kendra Saunders, ajo fitoi zemrat e publikut, ndërsa projektet e ardhshme përfshijnë "Man of Tomorrow", "Psyche" dhe sezonin tjetër të "The Last of Us", duke e bërë aktoren më të kërkuar të vitit 2025. /Telegrafi/