Sipërmarrësi Fisnik Syla, ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, ka festuar ditëlindjen e tij në një atmosferë të veçantë, mes surprizave dhe urimeve nga kolegët. Me këtë rast, Syla është befasuar nga bashkëpunëtorët e tij me një tortë të veçantë ditëlindjeje, të dekoruar me çokollata dhe ëmbëlsira të ndryshme, moment të cilin ai e ka ndarë edhe me ndjekësit në InstaStory. Postimi u shoqërua me mbishkrimin “It’s my birthday”, duke reflektuar gëzimin dhe mirënjohjen për surprizën e përgatitur. Fisnik Syla është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut dhe mediave rozë, veçanërisht për shkak se ish-bashkëshortja e tij, Fjolla Morina, aktualisht ndodhet në “shtëpinë më të famshme” në vend, atë të Big Brother VIP Kosova. Këngëtarja është një nga konkurrentet më të përfolura të këtij edicioni, duke nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe media. Së fundmi, është përfolur edhe mundësia e një ritakimi mes Fisnik Sylës dhe Fjolla Morinës brenda këtij spektakli, megjithatë një gjë e tillë mbetet ende e pakonfirmuar. Pavarësisht zërave, Syla duket se ditëlindjen e tij e ka njollosur vetëm me momente pozitive, duke e ndarë gëzimin me rrethin e tij të ngushtë dhe ndjekësit online. /Telegrafi/