Numërohen rreth 90% e votave, lista e 56 kandidatëve të LVV që fitojnë mandat deputeti

Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 81 për qind e tyre. Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë 56 kandidatët që aktualisht rezultojnë fitues të mandatit të deputetit. Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve, apo edhe në shpërndarjen e mandateve mes partive politike. Lista e kandidatëve nga LVV që aktualisht fitojnë mandat deputeti: Albin Kurti – 311,384 vota Glauk Konjufca – 241,429 vota Albulena Haxhiu – 127,039 vota Hekuran Murati – 125,824 vota Donika Gërvalla-Schwarz – 113,490 vota Xhelal Sveçla – 100,810 vota Hajrulla Çeko – 90,291 vota Avni Dehari – 83,520 vota Mimoza Kusari Lila – 74,698 vota Ejup Maqedonci – 70,530 vota Shqipe Mehmeti Selimi – 58,384 vota Andin Hoti – 51,067 vota Arben Vitia – 47,624 vota Saranda Bogujevci – 36,934 vota Alban Bajrami – 34,432 vota Rufki Suma – 30,886 vota Edona Lllalloshi – 30,871 vota Mefail Bajqinovci – 29,335 vota Jeta Statovci – 28,618 vota Nezir Kraki – 28,339 vota Ardian Gola – 28,212 vota Adriana Matoshi – 27,061 vota Armend Muja – 26,404 vota Haxhi Avdyli – 25,459 vota Adelina Grainca – 23,366 vota Albena Reshitaj – 22,322 vota Agim Bahtiri – 21,731 vota Blerim Gashi – 21,516 vota Arjeta Fejza – 21,064 vota Artane Rizvanolli Berisha – 20,922 vota Arbër Rexhaj – 20,778 vota Fatos Geci – 20,412 vota Hysen Durmishi – 20,409 vota Fitore Pacolli Dalipi – 20,273 vota Taulant Kelmendi – 20,145 vota Artan Abrashi – 20,112 vota Dimal Basha – 19,832 vota Arbërie Nagavci – 19,777 vota Labinotë Demi Murtezi – 19,485 vota Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 18,913 vota Enver Haliti – 18,401 vota Adnan Rrustemi – 17,976 vota Valon Ramadani – 17,960 vota Jeton Raka – 17,420 vota Arsim Ademi – 17,010 vota Liza Gashi – 16,700 vota Sylejman Meholli – 16,505 vota Fjolla Ujkani – 16,365 vota Fatmire Kollçaku – 16,344 vota Fitim Haziri – 16,195 vota Drita Pajaziti – 16,154 vota Valon Hoti – 16,034 vota Naim Bardiqi – 15,681 vota Salih Zyba – 15,664 vota Rozeta Hajdari – 15,583 vota Ilir Kërçeli – 14,950 vota Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfshirjes së të gjitha votave, përfshirë ato me postë dhe nga diaspora./Telegrafi/