Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 90 për qind e votave. Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë kandidatët nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që aktualisht sigurojnë mandatin e deputetit. Megjithatë, rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe numrin e mandateve. Kandidatët e LDK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti: Lumir Abdixhiku – 70,737 vota Hykmete Bajrami – 44,191 vota Ukë Rugova – 38,919 vota Avdullah Hoti – 35,154 vota Doarsa Kica Xhelili – 34,264 vota Kujtim Shala – 31,514 vota Anton Quni – 25,334 vota Armend Zemaj – 22,515 vota Lutfi Haziri – 20,659 vota Jehona Lushaku Sadriu – 16,234 vota Janina Ymeri – 15,768 vota Besian Mustafa – 15,174 vota Adelina Thaqi Meta – 14,029 vota Ndërkohë, për dy mandatet e fundit, atë të 14-të dhe të 15-të , është duke u zhvilluar një garë shumë e ngushtë mes katër kandidatëve , me këtë renditje aktuale: Fadil Hadergjonaj – 13,789 vota Ermal Sadiku – 13,741 vota Gëzim Hazrolli – 13,446 vota Arben Gashi – 13,175 vota Rezultatet përfundimtare pritet të qartësohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, përfshirë ato me postë, të cilat mund të sjellin ndryshime në renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe shpërndarjen e mandateve./Telegrafi/