Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 90 për qind e votave. Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë 23 kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët aktualisht fitojnë mandatin e deputetit. Në këtë përbërje është aplikuar edhe kuota gjinore prej 30 për qind. Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë dhe me kusht, të cilat mund të ndryshojnë renditjen e kandidatëve ose edhe numrin e mandateve për partitë politike. Kandidatët e PDK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti: Bedri Hamza – 140,557 vota Arian Tahiri – 62,738 vota Përparim Gruda – 57,625 vota Uran Ismaili – 46,767 vota Sala Jashari – 42,344 vota Vlora Çitaku – 38,141 vota Enver Hoxhaj – 33,971 vota Arben Mustafa – 33,028 vota Nait Hasani – 27,124 vota Rrahman Rama – 25,279 vota Kujtim Gashi – 23,951 vota Ganimete Musliu – 23,584 vota Eman Rrahmani – 23,407 vota Artan Behrami – 21,796 vota Elmi Reçica – 21,276 vota Mergim Lushtaku – 20,487 vota Xhavit Haliti – 20,120 vota Besa Kabashi Ramaj – 19,723 vota Ferat Shala – 19,305 vota Bekim Haxhiu – 18,550 vota Blerta Deliu Kodra – 17,550 vota Ariana Musliu Shoshi – 17,242 vota Arbnore Salihu – 14,742 vota Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfshirjes së të gjitha votave, përfshirë ato me postë./ Telegrafi /