Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpeshta, të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell. Sipas IHK-së, herë pas here priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në zona dhe momente të caktuara, reshjet mund të përzihen ose të shndërrohen në borë, si pasojë e mbetjeve të masave ajrore të ftohta që po tërhiqen drejt lindjes së kontinentit. Reshjet më të përqendruara parashihen në Rrafshin e Dukagjinit. Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin nga -9 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius.