Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci

Akademikut Nexhat Daci do t’i jepet lamtumira e fundit sot (02/02/2026), në një ceremoni solemne me nderime shtetërore, ndërsa prehja e tij e përhershme do të jetë në varrezat e Dragodanit. Familjarët kanë bërë publike detajet e agjendës zyrtare të ceremonisë mortore. Sipas njoftimit, homazhet për të ndjerin do të zhvillohen në hollin e Kuvendit të Kosovës, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 11:45. Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, në sallën plenare të Kuvendit do të mbahet akademia përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprimtarisë së tij akademike dhe publike. Ceremonia e varrimit është paraparë të zhvillohet nga ora 13:40 deri në 14:20, ndërsa e pamja do të mbahet gjatë ditëve 3, 4 dhe 5 janar.