Herën e fundit që patëm një premierë epike nga Christopher Nolan, në vitin 2023, Oppenheimer – së bashku me Barbie – i dha kinemasë një shtysë të jashtëzakonshme, duke sjellë audienca masive në sallat e filmit. Tani shtrohet pyetja: a mundet The Odyssey i Nolan-it, së bashku me një ose dy filma të tjerë në vitin 2026, të përsërisë të njëjtin sukses? Industria e filmit është optimiste. Projekte shumë të pritura si Spider-Man 4 me Tom Holland, Super Mario Bros 2, dhe The Devil Wears Prada 2 pritet të kontribuojnë në një bum të madh të arkëtimeve. Pa harruar Avengers: Doomsday dhe Dune: Part Three. Së bashku me filma që synojnë çmime Oscar, si Hamnet, viti 2026 duket se ka potencialin të jetë një nga vitet më të mëdha për kinemanë, në një industri që ende po ndjen pasojat e mbylljeve gjatë pandemisë Covid-19. Ja 20 filmat më të shumëpritur të vitit 2026: Hamnet Bazuar në librin fitues çmimesh të Maggie O’Farrell, Hamnet ndjek marrëdhënien mes William Shakespeare (Paul Mescal) dhe bashkëshortes së tij Agnes (Jessie Buckley), si dhe tragjedinë që i frymëzoi veprën Hamlet. Data e publikimit: 9 janar 28 Years Later: The Bone Temple Vazhdim i drejtpërdrejtë i filmit 28 Years Later (2025). Spike (Alfie Williams) përfshihet me një grup të rrezikshëm të udhëhequr nga Jimmy Crystal (Jack O’Connell), ndërsa Dr. Kelson (Ralph Fiennes) hyn në një lidhje me pasoja fatale. Data e publikimit: 16 janar Is This Thing On? Filmi i tretë i drejtuar nga Bradley Cooper, i frymëzuar lirshëm nga karriera e komedianit britanik John Bishop. Historia ndjek një burrë që zbulon talentin e tij në stand-up comedy. Data e publikimit: 30 janar Wuthering Heights Një adaptim shumë i diskutuar i romanit klasik, i drejtuar nga Emerald Fennell (Saltburn). Jacob Elordi luan Heathcliff, ndërsa Margot Robbie Cathy-n. Data e publikimit: 13 shkurt The Testament of Ann Lee Amanda Seyfried portretizon Ann Lee, udhëheqësen e lëvizjes fetare Shaker në shekullin XVIII, duke ndjekur rrugëtimin e saj nga Anglia drejt Amerikës. Data e publikimit: 20 shkurt Scream 7 Kevin Williamson rikthehet si regjisor dhe skenarist. Courtney Cox dhe Neve Campbell përballen sërish me një Ghostface të ri që kërcënon vajzën e Sidney Prescott. Data e publikimit: 27 shkurt The Super Mario Galaxy Movie Vazhdim i filmit të suksesshëm animuar, bazuar në lojën e vitit 2007 ku Mario dhe Luigi shpëtojnë Princess Peach. Data e publikimit: 3 prill The Devil Wears Prada 2 Pas 20 vitesh, Meryl Streep dhe Anne Hathaway rikthehen, së bashku me Emily Blunt dhe Stanley Tucci. Data e publikimit: 1 maj Star Wars: The Mandalorian and Grogu Filmi i parë i Star Wars pas vitit 2019, bazuar në serialin e suksesshëm. Në kast i bashkohet edhe Sigourney Weaver. Data e publikimit: 22 maj Disclosure Day Një projekt misterioz nga Steven Spielberg që lë të kuptohet për kontakt me jetë jashtëtokësore. Data e publikimit: 12 qershor Toy Story 5 Rikthimi i Woody dhe Buzz Lightyear, me zërat e Tom Hanks dhe Tim Allen. Data e publikimit: 19 qershor Supergirl Milly Alcock luan Supergirl në një histori që ndërthur hakmarrjen, drejtësinë dhe personalitetin e saj unik. Data e publikimit: 26 qershor Moana (Live Action) Versioni me aktorë i filmit të famshëm animuar që ndjek udhëtimin heroik të Moanës. Data e publikimit: 10 korrik The Odyssey Christopher Nolan sjell një adaptim epik të veprës së Homerit, me Matt Damon në rolin e Odiseut. Data e publikimit: 17 korrik Spider-Man: Brand New Day Filmi eksploron jetën e Peter Parker pasi bota ka harruar ekzistencën e tij. Data e publikimit: 31 korrik The Hunger Games: Sunrise on the Reaping Historia e Haymitch Abernathy në Lojërat e 50-ta të Urise. Data e publikimit: 20 nëntor Focker-in-Law Pjesa e katërt e serisë Meet the Parents, me rikthimin e kastit origjinal dhe Ariana Grande si emër i ri. Data e publikimit: 25 nëntor Jumanji 3 Filmi i fundit i serisë, me kastin e njohur që rikthehet. Data e publikimit: 11 dhjetor Avengers: Doomsday Marvel synon rikthimin e lavdisë me Robert Downey Jr. si Doctor Doom dhe një kast gjigant. Data e publikimit: 18 dhjetor Dune: Part Three Bazuar në Dune: Messiah, me rikthimin e Chalamet dhe Zendaya, si dhe Robert Pattinson në kast. Data e publikimit: 18 dhjetor