Koncepti unik i Fordit del në shitje

Një nga eksperimentet më të çmendura aerodinamike të Ford është rishfaqur në vendin më të zakonshëm të mundshëm. Ford Probe IV, i cili prej kohësh mendohej se ishte humbur ose ishte hedhur poshtë, është shfaqur në shitje në Facebook Marketplace në Teksas, duke i dhënë një blerësi privat një shans për të parë një pjesë të historisë së dizajnit që ndihmoi Ford-in të futej në epokën aerodinamike. Vetura e listuar është shasia 001, një nga vetëm dy Probe IV që Ford ndërtoi ndonjëherë në fillim të viteve 1980. Ndërsa shasia 002, ndodhet në Muzeun e Automobilave Petersen. Meqenëse Probe IV e gjetur nuk ndizet, një çmim aq i lartë nuk mund të pritet. Megjithatë, është një pjesë e rrallë e historisë së automobilave që tani mund të gjejë një pronar të ri. /Telegrafi/