Dy aksidente kanë ndodhur në rrugën e Kombit. Mësohet se një ambulancë është përmbysur në rrugë. Shkak dyshohet se është bërë akulli që ka përfshirë rrugën. Gjithashtu ka ndodhur edhe një aksident zinxhir, disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.