Fëmija dyvjeçar, i cili u soll në Klinikën e Neurokirurgjisë natën e Vitit të Ri me një fragment metali të panjohur të ngulur në kokë, vdiq dy orë pas mesnatës. Ky informacion u konfirmua për "Sloboden Peçat" nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Merxhanoski: Një fëmijë dy vjeç dhe një 30-vjeçar janë në rrezik për jetë Jeta e fëmijës ishte në rrezik që nga momenti që u pranua dhe u trajtua në Klinikën e Neurokirurgjisë. Edhe nga Prokuroria Themelore Publike kanë konfirmuar vdekjen e fëmijës dy vjeçar. “Në lidhje me fëmijën dyvjeçar që ka ndërruar jetë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit”, thonë nga Prokuroria. Fëmija u dërgua fillimisht në Klinikën "Shën Naum i Ohrit", por për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tij, ai u transferua urgjentisht në kirurgjinë pediatrike. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski dje në një konferencë për shtyp tha se ky ishte një nga incidentet më të rënda gjatë natës së ndërrimit të viteve. /Telegrafi/