Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, dy gra kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar në spital. "Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit. /TCH/