MSH për vdekjen e fëmijës dy vjeçar në Shkup: Shkatërrimi i indeve të trurit nuk lejoi trajtimin kirurgjikal

Ministria e Shëndetësisë sot ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e fëmijës dy vjeçar në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni. Humb jetën një fëmijë dyvjeçar në Maqedoni, u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri "Fëmija u pranua në Qendrën e Urgjencës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u transferua për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, në repartin e kujdesit intensiv. Ai u intubua, u vendos në ventilim mekanik, iu administrua terapi antibiotike dhe antiedematoze, si dhe ishte nën monitorim të vazhdueshëm 24-orësh. Shkalla e dëmtimit të indit trunor nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, përfundimi ishte tragjik. Shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta për familjen dhe të afërmit në këto momente jashtëzakonisht të vështira. Edhe një herë u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që festat e Vitit të Ri të shënohen në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, pa përdorimin e mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, e veçanërisht pa përdorimin e armëve të zjarrit. Pasojat e një sjelljeje të tillë të papërgjegjshme janë serioze dhe, për fat të keq, mund të jenë edhe fatale", thonë nga MSH./Telegrafi/