Milani ka zyrtarizuar nënshkrimin e sulmuesit gjerman Niclas Fullkrug në formë huazimi, me opsion blerjeje. Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit, Rossonerët konfirmuan “kënaqësinë” për ardhjen e gjermanit dhe bënë të ditur se ai do të mbajë fanellën me numrin 9. Ish-sulmuesi i Werder Bremen dhe Borussia Dortmund iu bashkua West Hamit në vitin 2024, por nuk arriti të lërë gjurmë gjatë 18 muajve të tij në Londrën Lindore. Në 29 paraqitje me klubin anglez, gjermani shënoi vetëm tre gola dhe tani shpreson ta lërë pas këtë periudhë të vështirë në Angli. Offiziell Rossonero ✍️ #WelcomeFüllkrug pic.twitter.com/dZgtfVBnbE — AC Milan (@acmilan) January 2, 2026 Një fillim i ri te Milani mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet, veçanërisht duke pasur parasysh se edhe ‘Rossonerët’ kanë vuajtur këtë sezon nga mungesa e një “numri 9” të sigurt dhe efektiv. Fullkrug do të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit që sonte (e premte), i cili mund ta aktivizojë sulmuesin në ndeshjen kundër Cagliarit. Edhe pse është e pamundur që ai ta nisë ndeshjen si titullar, Fullkrug mund të futet në lojë në pjesën e dytë./ Telegrafi /